Djegia e librit të shenjtë Kuranit në Danimarkë dhe në Suedi ka shkaktuar reagimin e shumë vendeve islamike dhe ka nxitur shumë reagime ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj situate duket se Danimarka po shqyrton një ligj të ri që ndalon përdhosjen e librave fetarë përpara ambasadave të huaja për shkak të frikës së sigurisë. Ky është një vendim që vjen pas një varg incidentesh të djegies së Kuranit në Danimarkë dhe Suedi shkaktuan protesta të zemëruara dhe kërcënuan një krizë diplomatike midis dy vendeve dhe kombeve myslimane.
Suedia po “vlerëson” gjithashtu situatën ligjore pasi ambasada e saj në Irak u sulmua nga protestuesit në përgjigje të djegies së Kuranit jashtë ambasadës irakiane në Stokholm muajin e kaluar.
Ndërkohë gjatë fundjavës ministri i jashtëm i Danimarkës Lars Lokke Rasmussen tha se djegia e shkrimeve të shenjta “i shërben vetëm qëllimit të krijimit të ndarjes në një botë që në të vërtetë ka nevojë për unitet”.