Psikopatët, narcisistët dhe sadistët kanë të gjithë diçka të përbashkët: një “bërthamë të errët” të personalitetit të tyre, siç thonë ekspertët. Karakteristikat e ashtuquajtura “të errëta” të personalitetit njerëzor janë në thelb shprehja e prirjes për të vënë veten para dhe mbi të tjerët, edhe kur kjo është në dëm të tyre.
Testi “D-factor” vjen për të treguar se sa intensive është ana juaj e errët në jetën tuaj. Siç u përmend në një botim përkatës të LiveScience, studimet e mëparshme u përqendruan në ndryshimet midis karakteristikave “të errëta”, sepse “ka padyshim një ndryshim midis narcizmit dhe sjelljes psikopatike në jetën e përditshme” shpjegon Ingo Zettler, Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Kopenhagës. “Megjithatë, ne ishim më të interesuar për ngjashmëritë”.
Faktori D që Zettler dhe kolegët e tij përshkruajnë në studim është i ngjashëm me konceptin e inteligjencës së përgjithshme ose, ndryshe, faktorit G që është një numër që përshkruan inteligjencën ashtu siç shprehet në një seri testesh. Është zbuluar se faktori G i dikujt përdoret për të “parashikuar” disa gjëra në jetë, si suksesi në karrierë.
Një nga triadat më të zakonshme është “triada e errët” e narcisizmit (dashuria e tepruar për veten), makiavelizmi (prirja për të manipuluar të tjerët) dhe psikopatia (sjellja antisociale, përbuzja). Zettler dhe kolegët e tij e zgjeruan listën, duke u marrë me nëntë tipare: gjashtë të tjerat ishin egoizmi, mosangazhimi moral (d.m.th., besimi se rregullat e moralit nuk vlejnë për veten), “të drejtën” psikologjike (besimi që në disa e meritojnë më shumë se të tjerët), sadizmi, keqdashja/hakmarrja (edhe në kurriz të vetë personit) dhe interesi vetjak.
Qindra e mijëra njerëz iu përgjigjën pyetësorëve në internet, duke i lejuar studiuesit të mbledhin një gamë të gjerë të dhënash. Më pas ata përdorën modele statistikore. Siç rezulton, këto tipare priren të shihen së bashku në fakt, faktori D është mjaft i fortë për të llogaritur një personalitet përgjithësisht të errët.
Faktori D mund të matet në një test, i cili është i disponueshëm këtu , dhe në thelb tregon “forcën” e “anës së errët” të karakterit tuaj./abcnews.al