Edhe Pjanic “viktimë” e racizmit, Sarri merr lajme të mira nga CR7

schedule14:19 - 25 Shtator, 2019

schedule 14:19 - 25 Shtator, 2019

Futbolli italian po tenton të rimarrë veten dhe është në rrugë të mbarë pas plot viteve mes vështirësive të shumta. Klubet janë rikthyer të investojnë dhe t’u besojnë lojtarëve të rinj.

Megjithatë, problemet nuk mungojnë dhe një prej tyre është racizmi. Tifozët po e ekzagjerojnë dhe i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e tyre ishte Miralem Pjanic.

Boshnjaku u ofendua nga një grupim i ultrasve të Brescia me fjalët “cigan m…”. Mesfushori priti momentin e tij për t’u hakmarrë dhe ia doli. Ai shënoi golin e dytë për bardhezinjtë, të cilët fituan me rezultatin 1-2.

Përveç tre pikëve të rëndësishme në transfertë, Maurizio Sarri ka marrë një tjetër lajm të mirë. Cristiano Ronaldo qëndroi pushim dhe mungoi përballë Brescias për shkak të një dëmtimi të vogël, ndërsa sot do të nisë punën.

Portugezi dëshiron të jetë gati për sfidën e fundjavës përballë Spal, përballje në të cilën shpreson të rigjejë golat e radhës në kampionatin italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!