Një fabrikë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e enjtes në aksin rrugor Sofratik-Libohovë. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Sofratik-Libohovë, ka rënë zjarr në një fabrikë dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al