Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hojlund do United, PSG në “disavantazh” për “bomberin” danez

schedule16:56 - 27 Korrik, 2023

schedule 16:56 - 27 Korrik, 2023

Pavarësisht se “djajtë e kuq” të Manchester United janë prej kohësh në negociatat me “bergamaskët” e Atalanta, për shërbimet e “bomberit” danez, Rasmus Hojlund, kjo gjë nuk i ka ndaluar “gjigandët” francezë të PSG, të hynë në “garë” për sulmuesin.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, kampionët e Ligue 1 kanë ofruar plot 50 milionë euro për 20-vjeçarin dhe nuk kanë ndërmend ta rrisin ofertën e tyre, mirëpo Atalanta sërish nuk pranon më pak se 70 milionë euro për talentin 20-vjeçar.

Në krahun tjetër, Hojlund ka arritur marrëveshjen personale me “djajtë” e United, teksa prioritet i lojtarit ishte kontrata 5-vjeçare, gjë të cilën në “Old Trafford” e kishte të siguruar, ndërsa përsa i përket klubeve, United ka gati ofertën e radhës për danezin, 50 milionë euro bazë plus 10 milionë të tjera bonus, ofertë që mund të kënaqë drejtusit e italianëve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!