Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin Librazhd-Qafë Thanë në vendin e quajtur Pengu.
Mësohet se autoboti i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav Andrei Buhne ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur dhe nafta ka rrjedhur në rrugë.
Ndërkaq, një mjet tip “Honday” është përfshirë me drejtues Dritar Vinca, banues ne SHBA. Ky mjet nuk ka pasur kontakt me autbotin e naftës, por duke kaluar në afërsi kanë marrë flakë gomat dhe më pas është djegur plotësisht/abcnews.al