Pas refuzimit të ofertës së parë prëj 37 milionë paundësh, nga ana e “shenjtorëve” të Southampton, për kartonin e 19-vjeçarit të talentuar belg, Romeo Lavia, “të kuqtë” e Liverpool kanë vazhduar sërish negociatat me skuadrën e Championship dhe në vijimin pritet që të vijë një ofertë e re nga “gjigandët” anglezë.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, bordi i Liverpool ka përgatitur një “paketë” prej 45 milionë paundësh, e cila vjen në formën 42.5 milionë bazë plus 2.5 të tjera bonus, për talentit tepër premtues të mesfushës.
Një ofertë e tillë, duket të jetë e kënaqshme për bordin e “shenjtorëve” dhe shumë shpejt, Lavia mund të bëhet transferimi i tretë në këtë merkato vere për Liverpool, pas ardhjes në “Anfield Road”, të argjentinasit, Alexis MacAllister dhe hungarezit Dominik Szoboszlai. /i.m /abcnews.al