Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen, një prej liderëve botërorë që ka shërbyer më së gjati, ka njoftuar se do të dorëhiqet dhe postin do ta kalojë tek i biri në fillim të gushtit.
Njoftimi vjen tri ditë pasi që partia e tij edhe një herë fitoi të gjitha ulëset në zgjedhjet ku s’kishte garë, shkruan BBC
70-vjeçari Hun Sen, është bërë gjithnjë e më tepër autoritar, pas afër katër dekadave të drejtimit të Kamboxhias.
“Dua të ju kërkoj mirëkuptim nga njerëzit derisa po ju njoftoj se nuk do të vijoj të jem kryeministër”, ka thënë Hun Sen, i cili ka thënë se pozitën do ta marrë i biri i tij, Hun Manet/ abcnews. al