Sipas MeteoAlb, kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë deri në mesditë në të gjithë territorin, ku më të shpeshta paraqiten në zonat veriperëndimore, por pa rrezikuar shira.
Ndërsa pasditja sjell kthjellim të motit në të gjithë Shqipërinë. Edhe nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar zonat bregdetare ku do të ketë shtim të vranësirave.
Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C mesdita. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al