“Dardanët” duan fitore, publikohen formacionet zytare të sfidës Ballkani-Larne

schedule19:56 - 25 Korrik, 2023

schedule 19:56 - 25 Korrik, 2023

Në më pak se 1 orë, “dardanët” e Ballkanit do të presin në mitikun e Prishtinë, “Fadil Vokrr”, irlandezo-veriorët e Larne, në përballjen e parë të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Ilir Daja i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-3-3, nu kë portë si zakonisht është Koliçi. Në krahët e mbrojtjes janë Thaqi e Lorenc Trashi, me Dellovën e Jashanicën, që mbulojnë qëndrën. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes, Emërllahu, Kuc e Zyba, ndëra “tridenti” i sulmit plotësohet nga Korencia, Rrahmani e Gripshi.

Në krahun tjetër, tekniku Tiernan Lynch e ka rreshtuar skuadrën e tij me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Ferguson e para tij Donnelly, Want e Farquhar. Në krahët e mesfushës janë pozicionuar Millar e kapiteni Cosgrove, ndërsa qendra plotësohet nga Glynn, Sloan e Gordon. Ndërkaq, sulmi përbëhet nga dyshja Bonis e Ryan. /i.m /abcnews.al