Kusali Lila ndërron mendje: Audiopërgjimet janë të montuara, do padis kush i ka bërë

schedule15:12 - 25 Korrik, 2023

schedule 15:12 - 25 Korrik, 2023

Mimoza Kusari Lila, shefja e Grupit Parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje në conference për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pretendoi se përgjimet e publikuara mes saj dhe deputetit te listes serbe Slavko Simiç janë të montuara dhe jo të vërteta.

Kusari Lila  u shpreh se nuk ka vend që në kuvendin e Kosovës të ketë diskutime mbi këto përgjime pasi sipas saj ajo është përgjigjur sa I përket këtyre përgjimeve në intervista televizive. Shefja e Grupit Parlamanetar në lëvizjen Vetëvendosje deklaroi se tashmë ka gati dy padi të cilat do të ngrihen mbi ish deputetin e Listës Serbe Slavko Simiç si dhe ndaj portalit Nacionale dhe Gazetarit Berat Buzhalla të cilët publikuan këto përgjime.

Qeveria e Albin Kurti pasi nuk degjoi udhezimet e ndërkombëtarëve sa I përekt situatës në veri , mendon se është në pozitën që mund ti vendos kushte Brukselit. Kjo pasi Mimoza Kusari Lila, njësoj si zv Kryeministri I Kosovës Besnik Bislimi deklaroi kete tem arte  se zgjedhjet në komunat e Veriut do të zhvillohen kur të jenë kushtet e duhuara dhe kur Bashkimi Europian ti heq sanksionet Kosovës.

Seancat e rradhes në Kuvendin e Kosoves pritet ne datat 27 dhe 28 korrik të kësaj jave. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryetari I grupit Parlamentar në Aleancën për Ardhmerine e Kosoves Besnik Tahiri beri thirrje qe PDK dhe LDK ti bashkohen AAK-se per te iniciuar mocionin per rrezimin e Qeverise se Albin Kurti në sesionin e ri parlamentar ne Shtator.