Bie fitimi i bizneseve në Eurozonë/ Konsumatorët përballë kostove të rritura të mallrave dhe shërbimeve

schedule14:10 - 24 Korrik, 2023

schedule 14:10 - 24 Korrik, 2023

Rënia e aktivitetit të bizneseve në eurozonë u thellua më tepër se ç’pritej në korrik, ndikuar veçanërisht nga rënia e industrisë së shërbimeve si dhe e prodhimit të fabrikave.

Indeksi i përpiluar nga Standard and Poors për menaxhimin e blerjeve, një matës i shëndetit të përgjithshëm ekonomik për vendet e bllokut ra në 48.9% në korrik, nga 49.9% që ishte në qershor, niveli më i ulët në 8 muaj.

“Prodhimi vazhdon të jetë thembra e Akilit në eurozonë. Prodhuesit kanë ulur sërish prodhimin e tyre me një ritëm të përshpejtuar në korrik, ndërkohë që aktiviteti i sektorit të shërbimeve po zgjerohet ende, megjithëse me një ritëm shumë më të ngadaltë se në fillim të vitit,” thanë përfaqësues të bankës tregtare të Hamburgut, ndërsa shtojnë se ekonomia e bllokut pritet të tkurret më tej në vijim.

Konsumatorët nga ana tjetër po përballen me rritje të kostove të mallrave e shërbimeve, duke vënë në rrezik edhe aftësinë e tyre paguese të huamarrjes për shkak të rritjes së normës së interesit.

Me gjithë politikën shtrënguese agresive të ndërmarrë nga Banka Qendrore Europiane, sërish kjo e fundit nuk ia ka dalë të rikthejë inflacionin në objektivin e saj prej 2%. Ajo pritet të rrisë sërish normën bazë të interesit të enjten për të lehtësuar presionin e çmimeve në eurozonë./abcnews.al