Katër persona vdiqën në Rusi kur një tub uji i nxehtë shpërtheu në një qendër tregtare në Moskë. Kryebashkiaku i qytetit, Sergey Sobyanin tha se ka edhe të lënduar që kanë pësuar djegie të rënda, por pa specifikuar numrin e tyre.
Mediat ruse raportuan se të paktën nëntë persona u plagosën. Qendra tregtare, e njohur si Vremena Goda, u hap në vitin 2007 dhe ka mbi 150 dyqane.”Ne po ofrojmë ndihmë mjekësore për të gjitha të lënduarit,” tha Sobyanin./abcnews.al