Një tragjedi e rëndë, një e premte e zezë ishte nata e 21 korrikut për djemtë e familjes Zogu, nga fshati Cingar i Gramshit.
“Katër anëtarë të familjes zogu humbën jetën tragjikisht pasdites e së premtes në ujërat e liqenit të Banjës. Një skenë krimi për policinë janë vetëm dy motoçikleta, shapkat e personave që kanë humbur jetën dhe tre telefona celularë. Ndërsa pas një ore e 30 minutash, efektivët e forcave RENEA bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.”
Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij, Rubensi 19 vjeç dhe Esti, 14 vjeç si dhe nipi Melis Zogu, 20-vjeç kishin dalë të premten pas mesditës për t’u freskuar në këto ditë me temperatura të larta në Liqenin e Banjës në Gramsh.
Strukturat u angazhuan pasi familjarët nuk po lidheshin dot me ta. Por asnjë shenjë jete sikurse u nxorën trupat e tyre nga ujërat e liqenit të Banjës, pas më shumë se një orë e 30 minuta kërkimesh në errësirë.
“Babai me dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtyur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not”.
Rreth mesnatës u gjet trupi i fundit, i katërt i pajetë. Trupat e djemve të familjes Zogu u gjetën pranë njëri-tjetrit. Ekipet e kërkuesve thanë njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur, dhe njëri pas tjetrit kanë shkuar për t’i ndihmuar por thellësia e liqenit, e ka bërë të pamundur që ata të dilnin sërish në sipërfaqe.
“Fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ata kur janë futur për tu larë, kanë rënë direkt nëpër gropa.”
ABC News ishte këtë të shtunë në vendin e tragjedisë. Një qetësi e karakterizon zonën përreth. Shenjat e vetme janë cigarët që viktimat kishin me vete, para se të ndodhte tragjedia.
Banorët aty ndihen të pasigurtë, ndërsa flasin për familjen që humbi 4 pjesëtarë të saj. Pamjet tregojnë banesat që janë afër me liqnin e Banjës, në Gramsh. Dikur fshati Cingarë, pjesë e të cilit ishte dhe familja Zogu, ishte më i populluar, tani kanë mbetur pak njerëz. Disa nga banorët tregojnë për ABC Neës se larja në liqen është e rrezikshme dhe tragjedi kanë ndodhur edhe më parë.
Por pavarsisht rasteve të mbytjeve, Liqeni i HEC-it të Banjës është i hapur, i parrethuar, pa roje dhe pa tebela paralajmëruese sidomos për ata që nuk dinë not. Në liqen ka përditë njerëz që zgjedhin tu ikin temperaturave të larta./abcnews.al