Pasditen e sotme një 68 vjecar ka ndërruar jetë në Durrës. Mësohet se i moshuari ka shfaqur probleme shëndetësore sapo është futur në ujë.
Familjarët dhe pushuesit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në spital, por ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.
Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al