Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brexit, gjykata shpall të paligjshëm pezullimin e parlamentit

schedule12:45 - 24 Shtator, 2019

schedule 12:45 - 24 Shtator, 2019

Me një vendim historik, Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar shpalli të paligjshëm vendimin e kryeministrit britanik Boris Johnson për pezullimin e punimeve në parlamentin e vendit.

Gjykata e lartë britanike shpalli jo të ligjshëm, të pavlefshëm dhe pa asnjë fuqi pezullimin e parlamentit nga ana e kryeministrit Boris Johnson deri në 14 Tetor. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga kolegji prej 11 gjykatësish.

Pezullimi u kërkua nga kryeministri, në momentin e krizës për Brexit, duke pranuar arsyetimet dhe apelet e opozitës në vend dhe aktivistëve pro qëndrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Gjykata vendosi se ishte njësoj sikur parlamenti të mos ishte pezulluar asnjëherë, duke lënë në dorën e kryetarëve të Dhomës së Përbashkët dhe atë të Lordëve që të thërrasin seancën sa më parë.

Gjithashtu gjykata vendosi që prezantimi i këtij vendimi para Mbretëreshës ishte i paarsyetuar dhe i papranueshëm pasi në këtë mënyrë u kufizua sovraniteti dhe pushteti i parlamentit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!