Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në fjalën e saj në seancën e sotme plenare foli në lidhje me pezullimin e fondeve të bujqësisë nga BE nën akuzën për korrupsion.
Krifca thotë se lajmi ka qenë vetëm pezullimi i pagesës së radhës së masë preventive e përkohshme, e cila sipas ministres e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm dhe se në letër nuk përmendet fjala korrupsion.
Po ashtu Krifca shton se programi nuk është ndalur, por vijon.
Pjesë nga fjala e Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca:
Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, e cila e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion.
Në këtë pikëpamje s’mund të komentoj dhe parashikoj asnjë nga këto rrethanave por siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE.
Ky hetim i nisur prej 3 vitesh nuk ka prodhuar sot ende një raport të gjetjeve, ndërkohë që deklarata e BE ka qenë e lidhur me denoncimet që janë bërë.
Sistemi i menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ata që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura të verifikuara nga kontroll i jashtëm apo i brendshëm, janë cënuar, apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojmë përmirësim e tyre, ne jemi të interesuar më shumë se kushdo për të bashkëpunuar me OLAF për t’i zbatuar ato menjëherë dhe për të korrigjuar nëse është i nevojshëm veprimtarinë e institucionit.
Sqaroj se programi nuk është ndaluar sikurse thoni, ai vijon. Autoritetet zbatuese janë në punë dhe në partneritet të plotë me strukturat e BE për të siguruar plotësimin e çdo kërkesë që do të vendoset për mbarëvajtjen e plotë.
Zbatimi i programi përmes strukturave të akredituara kërkon përmirësime të vazhdueshme.r.t/abcnews.al