Presidenti i Izraelit organizon takim mes dy liderëve të partive kryesore

schedule11:24 - 24 Shtator, 2019

schedule 11:24 - 24 Shtator, 2019

Dy liderët e partive kryesore dhe rivale në vend janë takuar në rezidencën e kreut të shtetit në Jeruzalem në një takim të organizuar nga ky i fundit. Takimi është përpjekja e radhës për krijimin e një qeverie të bashkuar.

Presidenti i Izraelit Rivlin mbështet idenë e një qeverie të përbërë nga përbërësi politik i përfaqësuar nga Benjamin Netanyahu, Likud dhe nga ajo e Beni Gantz, Bardheblu, të cilëve u bëri apel që të qeverisin së bashku.

Për të tejkaluar bllokadën ekzistuese mes dy forcave më të mëdha politike, Rivlin organizoi në rezidencën e tij në Jeruzalem takimin mes liderëve të dy partive kryesore.

Në përfundim të takimit, ku kreu i shtetit Rivlin vendosi të mos marrë pjesë për t’u lejuar dy liderëve që të flasin së bashku, deklaroi se ishte kryer një hap i rëndësishëm përpara. Sipas tij, sfida e parë mbetet aktivizimi i kanalit të komunikimit me mirëbesimin e të dyja palëve.

Vullneti i Presidentit, pas dështimit të raundit të parë të negociatave mes partive kryesore është krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar sipas rezultateve elektorale, të cilat nuk kurorëzuan asnjë fitues.

Lieberman, lideri nacionalist laik i Izrael Beitanu, duke komentuar takimin mes dy liderëve rivalë politikë me presidentin Rivlin, u shpreh për mediat vendase se Netanyahu dhe Gantz kanë biseduar për një qeveri bashkimi ose për një zëvendësim të kryeministrit.

Besnik prej vitesh i Likud dhe partive ortodokse pas zgjedhjeve dhe të Prillit dhe të Shtatorit, ai la të kuptohej se donte të kundërshtonte Netanyahun. Në fakt, ai nuk i lejoi liderit të Likud që të krijonte një qeveri homogjene të së djathtës.

Gantz pas takimit me Netanyahun deklaroi se do të ishte ai që do të drejtonte qeverinë e bashkimit pasi populli kërkon ndryshimit. Në orët në vijim, shtoi ai përfaqësuesit e partisë Bardheblu dhe ata të Likud do të vazhdojnë kontaktet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!