Një vajzë adoleshente është vrarë në një sulm me dron në Krime. Moska ka fajësuar Ukrainën për sulmin, i cili tha se dëmtoi katër ndërtesa administrative.
Sergei Aksyonov, guvernatori i rajonit tha se sulmi ndodhi në pjesën veriperëndimore të Krimesë.
“Fatkeqësisht, pati viktima. Një vajzë adoleshente u vra. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të thella për familjen dhe miqtë e saj. E gjithë mbështetja e nevojshme do t’i ofrohet familjes”, tha Aksyonov.
/abcnews.al