Sulm me armë në Teksas, 2 të vrarë dhe dy të plagosur

schedule08:52 - 20 Korrik, 2023

schedule 08:52 - 20 Korrik, 2023

Një sulm me armë ka ndodhur në Teksas, ku si pasojë dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi pas orës 22:00 në një shtëpi në Hjuston.

Kur policia mbërriti, fillimisht gjeti një burrë të vdekur të shtrirë në rrugë, me maskë. Më pas, ata gjetën një tjetër të vdekur si dhe dy burra të tjerë të plagosur.

Bazuar në provat e mbledhura nga vendi i krimit, pati një shkëmbim të shtëna me armë që përfshinte larjen e hesapeve të lidhura me drogën. Policia tha se disa lëndë narkotike u gjetën në vendin ku u raportuan të shtëna.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Të katër personat ishin të moshës 20 dhe 30 vjeç.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!