Zelandë e Re, i riu vret dy persona dhe plagos disa të tjerë në Auckland

schedule07:31 - 20 Korrik, 2023

schedule 07:31 - 20 Korrik, 2023

Dy persona kanë vdekur dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën, përfshirë edhe oficerë policie, si pasojë e një sulmi me armë në qendër të Auckland në Zelanda e Re, thanë autoritetet. Ngjarja ndodhi në një kantier ndërtimi vetëm disa orë përpara se qyteti të hapë Kupën e Botës FIFA për femra.

Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se turneu i futbollit do të vazhdonte siç ishte planifikuar. “Nuk kishte asnjë motiv të identifikuar politik apo ideologjik për të shtënat dhe për këtë arsye asnjë rrezik për sigurinë kombëtare”, tha Hipkins gjatë një konference për mediat televizive.

Autori nuk është identifikuar zyrtarisht, por besohet të jetë një 24-vjeçar i cili ishte i punësuar në kantierin ku ndodhën të shtënat. Ai u gjet i vdekur pak pas sulmit. Ai ishte me arrest shtëpiak por kishte leje për të punuar në kantierin ku ndodhën të shtënat dhe incidenti besohet të ketë lidhje me punën e tij në kantier./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!