Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme në të gjithë territorin gjatë pjesës së parë të ditës, ku më të theksuara paraqiten në zonat veriore – qendrore.
Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke rikthyer kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C mesdita. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al