Vladimir Putin do të marrë pjesë në samitin e BRICS të Afrikës së Jugut përmes një video-telefonate, njoftoi media shtetërore ruse RIA Novosti, duke cituar Kremlinin.
Raporti vjen pasi presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa konfirmoi më herët sot se lideri rus nuk do të marrë pjesë personalisht në takim.
Ramaphosa tha se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të shfaqet në vend të tij.
Liderët e Brazilit, Indisë dhe Kinës ende pritet të marrin pjesë personalisht.
Një urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale është në fuqi për presidentin Putin me akuzën e dëbimit të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina.
Si një anëtar i GJNP-së, Afrikës së Jugut në teori do t’i kërkohet ta arrestojë atë nëse ai shkel në vend.