Jurgen Klopp u shpall trajneri më i mirë i sezonit të kaluar, por kjo nuk është festa e vetme në kampin e Liverpool. Një tjetër lojtar i “The Reds” ka triumfuar në rolin e tij, duke u konfirmuar më i miri në botë.
Flasim për Allison, i cili ia doli kundrejt Ter Stegen të Barcelonës dhe Ederson të Manchester City. Braziliani i Liverpool zhvilloi një sezon fantastik, ndërsa është befasuar nga fitimi i këtij çmimi.
“Është një nder i madh për mua. Ky është një çmim për sakrificat që kam bërë në jetë për të mbërritur deri këtu. Falënderoj familjen, gruan dhe dy fëmijët e mi. Falë tyre jam këtu sot. Shpresoj të përfaqësoj të gjithë brazilianët që ëndërrojnë të bëhen futbollistë: mos u dorëzoni dhe luftoni fort për ëndrrat tuaja”, ishin fjalët e zgjedhura nga “gardiani” 26-vjeçar. /abcnews.al