Futbollisti më i mirë i sezonit të kaluar është zgjedhur Leo Messi. Ylli i Barcelonës ka fituar garën me Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijk për çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes së sotme.
Duartrokitje dhe fishkëllima kanë shoqëruar ngjitjen e argjentinasit në skenë, i cili ka zgjedhur këto fjalë për të shprehur emocionet e këtij vlerësimi.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar. Mendoj se çmimet individuale janë sekondare. Kolektivi është ai më i rëndësishmi. Është një ndjesi unike të shoh djalin tim këtu, është e jashtëzakonshme të ndaj këtë arritje me të”, ishin fjalët e numrit 10 dhe kapitenit të Barcelonës. /abcnews.al