Në qytetin e Milanos po mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të FIFA-s për më të mirët e lojës më të bukur me top në sezonin e fundit.
Sapo është shpallur trajneri më i mirë dhe i përzgjedhuri është Jurgen Klopp. Gjermani riktheu Liverpool në majën e Evropës pas 14 vitesh dhe luftoi fort deri në javën e fundit për fitimin e titullit kampion.
“Falënderoj familjen time. Para 20 vitesh askush nuk e besonte se do të mbërrija deri këtu. Kjo është e gjitha meritë e lojtarëve të mi. Jam me fat që rrethohem nga futbollistë të jashtëzakonshëm.
Dua të përgëzoj edhe Pochettinon për finalen e madhe që zhvilluam në Madrid”, ishin fjalët e para të trajnerit gjerman, ndërsa podi i trajnerëve më të mirë u plotësua nga Mauricio Pochettino i Totenhamit dhe Pep Guardiola i Manchester City. /abcnews.al