Mungesa e dëshirës nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për të bashkëpunuar me aleatët ndërkombëtarë, ka qenë një ndër ankesat kryesore të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Zyrtari i lartë i Uashingtonit deklaroi se është duke përpjekur të bind Kurtin që të shohë ShBA-të si partner kryesor.
“I kemi bërë kërkesat tona në mënyrë shumë të qartë, shumë të zëshme, BE në anën e tyre, ka vendosur pasoja, edhe ne, ne e kemi tërhequr Kosovën nga një ushtrim shumë i madh ndërkombëtar ushtarak si reagim ndaj kësaj dhe kërkojmë mënyra të tjera të partneritetit me një prej aleatëve tanë më të afërt në rajon. Më duhet ta them që jemi të brengosur me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-të, por me gjithë komunitetin transatlantik”, tha ai.
Para Kongresit Amerikan, ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit ofron mundësi të madhe që me Qeverinë e Kosovës të fillojnë fushatën e njohjeve në nivel global. Por, ai ka theksuar se shtetet duan të shohin vullnetin e Kosovës në përmbushjen e pjesës së vet të marrëveshjes, duke theksuar këtu formimi e Asociacionit. Escobar e ka siguruar Qeverinë e kurtit që një bashkësi e tillë nuk e shkel Kushtetutën.
“Një prej arsyeve që e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë këtë me mbështetje amerikane, në një mënyrë që siguron që ky asociacion të mos shkel Kushtetutën, strukturën juridike apo funksionalitetin e shtetit, që të ecim këtë vit me fushatën e njohjeve. Deri më sot ende nuk e kemi arritur këtë përafrim nga Qeveria e Kosovës”, theksoi ai.
Escobar theskoi se nuk po sheh vullnet të asnjëra palë sa i përket implementimin të marrëveshjes/ abcnews.al