Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 8 të vdekur dhe 11 të zhdukur

schedule21:43 - 18 Korrik, 2023

schedule 21:43 - 18 Korrik, 2023

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut që ndodhën në Cudinamarca në juglindje të Kolumbisë, ndërsa raportohet për 11 të zhdukur.

Kolonel Jorge Dias, komandant i shërbimit rajonal të mbrojtjes civile, sqaroi se mes viktimave është një fëmijë, gjashtë të plagosur janë shtruar në spital dhe rreth 20 shtëpi janë shkatërruar. “Nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i personave të zhdukur, por ne vlerësojmë se është 11. Ne po përpiqemi të identifikojmë banorët e 20 shtëpive të shkatërruara,” tha ai.

Për shkak të reshjeve të dendura që i paraprinë rajonit, pak para mesnatës së hënës në të martë (me orën lokale) ndodhi një rrëshqitje e madhe dheu pranë qytetit Coutame, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Bogota.

Zjarrfikësit shpëtuan rreth 40 persona, gjashtë prej të cilëve u dërguan në spital.

Ekipet e shpëtimit përdorin dronë në kërkime për të gjetur personat e zhdukur. Në disa vende balta po formon vëllime një apo edhe dy metra të lartë, tha kryetari i bashkisë Coutame, Camilo Parado për stacionin radiofonik El Dorado.

Dhjetorin e kaluar, 34 persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në veriperëndim të Kolumbisë. Tetë fëmijë ishin mes viktimave.