Katër persona që po ktheheshin nga një ceremoni mortore kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Elbasan – Peqin, kurse tre të tjerë janë të plagosur.
Po kthehej nga varrimi i burrit, por vdes bashke me tre familjarët e saj. Katër gra të së njëjtës familje në Gramsh, Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lume Hoxha dhe 25-vjeçarja, Jonida Kotorri humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Elbasan – Peqin.
Të gjithë ishin në ceremoninë e varrimit të bashkëshortit të Fatushe Agollit.
Drejtuesi i makinës në te cilen ndodheshin viktimat u plagos rëndë. Me shumë plagë u dërgua ne spital edhe drejtues i një mjeti tjetër që u përfshi në aksident.
Por çfarë ndodhi në këtë aksident tragjik. Të dheënat e para të policisë rrugore tregojnë se mjeti tip Seat që drejtohej nga Gëzim Kotorri fillimisht humbi kontrollin dhe u rrotullua disa herë në rrugë. Besohet se shkaku kryesor ishte lagështira në asfalt.
Më pas kjo makinë ku ndodhej e gjitha familja që kthehej nga morti, u përplas me një tjetër makinë, e cila drejtohej nga Oltion Shehi edhe ky i plagosur rëndë.
Një makinë e tretë u përplas me dy të parat, por shoferi i saj mori plagë më të lehta.
Fatale ishte për gratë në makinen Seat. Vdiqën të gjithë brenda një ore. Nga përplasjet ajo doli fare jashtë rruge direkte tek shinat e trenit.
U desh menjëherë ndërhyrja e policëve rrugorë dhe zjarrfikëset që trupat e pajetë të grave të mos përshkoheshin edhe nga treni që kaloi në të njëjtën kohë.
Në këtë vend vetëm pak kohë më parë humbi jetën një 25 vjeçar.
Paraprakisht ekspertët dyshojnë që makina ka devijuar si shkak i lagështirë, por po punohet për zbardhjen e plote të ngjarjes.
Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu