Një 31 vjeçar nga Tropoja është arrestuar nga policia për dhunë në familje. Policia njofton se i riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin N. N., 31 vjeç, banues në Tropojë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.