Evropa Jugore dhe ajo Lindore si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një të nxehtë ekstrem me temperatura mbi 40 gradë celcius.
Në Itali mbi 20 qytete u vunë këtë të hene nën alarmin e kuq të motit ku mes tyre ishin Roma, Ankona, Bolonja, Fierence, Napoli, Perigia por edhe disa qytee të tjera.
Në kryeqytetin Italian pritet që termometri të shënojë 43 gradë celcius këtë të martë.
Vala e të nxehtit Cebrerus që ka përfshirë kontinentin ka shkaktuar temperatura ekstem të larta edhe në Greqi.
Në Kouvaras një zone e cila u përfshi nga flakët , 27 kilometra larg Athinës u dogjën më shumë se 12 kilometra katrorë si pasojë e erës së fortë.
Flakët kanë përfshirë edhe Anavyssis, Lagonisi dhe Saronida në Afërsi të Atikës ndërsa me dhjetëra shtëpi dhe makina janë shkrumbuar.
Si pasojë e zjarreve janë evakuar me qindra banorë nga zonat e prekura ndërsa autoritetet në Greqi kanë bërë thirrje për largim të menjëhershëm të fshatarëve nga shtëpitë e tyre.
Me qindra forca zjarrfikëse me ndihmën e forcave ushtarake si dhe 16 helikopterëve janë në luftë me flakët dhe kohën.
Në jugperëndim të shteteve të Bashkuara me dhjetëra milionë njerëz janë nën paralajmërimet e nxehtësisë ekstreme, ndërsa kjo e dielë bëri që termometri të shënonte 53.9 gradë celcius në Luginën e vdekjes në Kaliforni.
Amerikanët po përballen me të dyja ekstremet e kushteve klimaterike pasi reshjet masive të Shiut goditën pjesën veri-lindore të Nju Jorkut.
Probleme si pasojë e reshjeve të mëdha janë shënuar edhe në Çikago dhe Boston ndërsa më shumë se 1600 fluturime janë anuluar në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al