Inter i bën dalje Lukakut, klubi nuk e ndjek në Instagram, ndërsa belgu po

schedule15:12 - 17 Korrik, 2023

schedule 15:12 - 17 Korrik, 2023

Duket se Inter e ka pasur tepër seriozisht situatën me Lukakun.

Pasi belgu kishte flirtuar me Juventus në kohën që Inter tentonte të bindte Chelsea për kartonin, zikaltërit vendosën të hiqnin dorë përfundimisht prej tij.

Ende asnjë reagim nga Romelu Lukaku në lidhje me këtë çështje, por Inter vazhdon të bëjë reagimet e tij në lidhje me situatën. Në profilin e Instagramit, klubi i Interit nuk e ndjek më sulmuesin belg.

Ndryshe nga klubi, Lukua vazhdon ende të ndjekë profilin e klubit të cilin e konsideronte familjen e tij, por që në fund luajti një lojë të pisët, gjë e cila çoi në këtë situatë të agravuar./h.ll/abcnews.al