Numri mesatar i nxënësve në klasat e gjimnazeve do të ulet nga 35 në 30. Kjo vjen në kuadër të disa ndryshimeve të miratuara nga ministria e Arsimit për vitin e ri shkollor. Shkollat me mbi 800 nxënës do të kenë tre nëndrejtorë ndërsa shkollat për nxënësit me aftësi ndryshe do të kenë edhe nëndrejtor.
Sipas ministres Evis Kusi, shtimi i nëndrejtorit në shkollat për nxënësit me aftësi ndryshe bëhet me qëllim lehtësimin e menaxhimit. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë. Edhe për shkollat e arsimit të orientuar do të rritet numri i nëndrejtorëve.
Me uljen e numrit të nxënësve në klasa kolektive, është ulur dhe numri i nxënësve për klasë, duke lehtësuar mësuesit në procesin e mësimdhënies. Kështu, për të krijuar dy klasa numri i nxënësve ulet nga 25 në 20. Sipas ministres, këto ndryshime synojnë rritjen e cilësisë dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.
Reagimi i plotë i ministres Kushi: