Benjamin Mendy u shpall i pafajshëm në Gjykatën Mbretërore në Londër të premten nga gjashtë akuza për përdhunim dhe një tentativë përdhunimi që dyshohet se ndodhi në tetor 2018 dhe 2020 në rezidencën e tij.
Mendy, kontrata e të cilit me Manchester Cityn skadoi më 1 korrik, qau pasi u lexua vendimi i jurisë dhe u largua nga gjykata si i lirë.
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior i dërgoi një mesazh mbështetjeje francezit.
“Më vjen keq për gjithçka që ke kaluar, Benjamin Mendy. Ke humbur dy vite të karrierës. Por ky është problemi më i vogël në këtë situatë. Po dëmi psikologjik? Është e sigurt që jeta jote nuk do të jetë kurrë sërish e njëjtë. Kultura e prishjes së reputacionit ka marrë një viktimë. Deri kur do të akuzohemi e dënohemi pa pasur të drejtën e një mbrojtjeje elementare?.
Fake news krijohen dhe përhapen pa asnjë kontroll (që edhe unë e ndjeva) dhe situata më pas vetëm përkeqësohet. Të qenit i përgjegjshëm duhet të jetë minimumi për çdo profesionist. Nuk ka asnjë pengesë për të mbledhur sa më shumë klikimet. Pyetja ime është se çfarë do të bëhet për të korrigjuar këtë dëm?”, ka thën Vinicius Jr./ h.ll/abcnews.al