Orban: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kishte nxitur Luftën e Tretë Botërore

schedule10:09 - 15 Korrik, 2023

schedule 10:09 - 15 Korrik, 2023

Kryeministri hungarez Viktor Orban  argumentoi të premten se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kishte nxitur një luftë të re botërore,  duke argumentuar sërish kundër një perspektive të tillë.

“Nëse Ukraina do të ishte anëtarësuar në NATO, kjo do të nënkuptonte një luftë të menjëhershme botërore”, tha Orban.

Ai shtoi se plani i Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake duhej të parandalohej dhe “bllokohej” në samitin e NATO-s. Dhe sipas Orban, Perëndimi dëshiron që lufta ruso-ukrainase të vazhdojë për një kohë të gjatë.

“Prandaj qeveria hungareze duhet të përgatitet për faktin se lufta dhe sanksionet nuk do të zhduken së shpejti”, shtoi ai.

Orban kritikoi gjithashtu stilin e komunikimit “të pazakontë” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Nëse keni probleme dhe kërkoni ndihmë, silluni siç duhet ”, tha  Orban.

Ai shtoi se edhe sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace e kritikoi presidentin ukrainas Zelensky pas samitit të NATO-s për “mungesë mirënjohjeje”.

“Ukrainasit janë agresivë, ata janë kërkues,” vuri në dukje Orban.

/abcnews.al