Mbijetuan për 40 ditë në xhungël, 4 fëmijët dalin nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore

schedule09:21 - 15 Korrik, 2023

schedule 09:21 - 15 Korrik, 2023

Katër fëmijët që arritën të mbijetonin për 40 ditë në xhunglën e Amazonës  dhe u gjetën nga shpëtimtarët në fillim të qershorit, tani kanë dalë nga spitali, sipas autoriteteve.

Anëtarët e fisit Uitoto, katër fëmijët, 1, 4, 9 dhe 13 vjeç  i mbijetuan përplasjes së Cessna 206 në të cilën ata po udhëtonin me nënën e tyre dhe një të afërm tjetër. Nëna dha frymën e saj të fundit katër ditë pas rrëzimit të aeroplanit, ku humbën jetën dy persona në bord (përfshirë pilotin dhe një pasagjer).

Mbijetesa e fëmijëve i atribuohet kryesisht njohurive që ata kishin me bimësinë e dendur, por edhe guximit të 13-vjeçares.

“Ata kanë rifituar peshën e dëshiruar, ata janë vërtet shumë të mirë,” tha drejtoresha e spitalit.

Ndërkohë, familja e nënës dhe babai i dy fëmijëve më të vegjël janë në garë për kujdestarin , por nuk pritet një vendim deri në fund të vitit.

/abcnews.al