Milani do të hidhet në sulm në merkaton e janarit për mbrojtësin Sergie Aurier. Kuqezinjtë kanë shfaqur interes për shërbimet e anësorit të djathtë dhe me shumë gjasa do të bëjnë një ofertë zyrtare në merkaton e dimrit.
Aurier iu bashku Tottenhamit në vitin 2017, me “Gjelat” e Londrës që i paguan plot 23 milionë paundë kampionëve të Francës. 26-vjeçari ka luajtur 43 ndeshje për Tottenham, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar shtatë herë./abcnews.al