Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë, luftëtarët e grupit ushtarak privat rus Wagner po trajnojnë luftëtarë bjellorusë pranë qytetit Osipovichi, rreth 90 kilometra në jug të kryeqytetit Minsk.
“Rekrutët mësojnë aftësitë e lëvizjes në fushën e betejës dhe të shtënave taktike, duke fituar njohuri në trajnimin inxhinierik dhe mjekësinë taktike,” tha ministria të premten, duke shtuar se luftëtarët e Wagner “vepruan si instruktorë në një numër disiplinash ushtarake”, shkruan CNN.
Pas rebelimit të dështuar të grupit Wagner , luftëtarëve mercenar iu dha mundësia të nënshkruanin kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, të shkonin në Bjellorusi ose të ktheheshin në shtëpi./abcnews.al