Yevgeny Prigozhin u pa për herë të fundit në publik në ditën e kryengritjes në Rostov-on-Don, Rusi. Që atëherë, nuk dihet ku ndodhet shefi i grupit mercenar rus, Wagner.
Pas përfundimit të rebelimit, Alexander Lukashenko njoftoi se ishte rënë dakord që ai të zhvendosej në Bjellorusi. Megjithatë, fati i tij nuk dihet ende. Disa ditë më parë, Kremlini konfirmoi se disa ditë pas kryengritjes, Putin dhe Prigozhin u takuan në Kremlin.
Tani është shfaqur një foto e publikuar nga mediat ruse. Ajo tregon Prigozhin të ulur në shtrat në një tendë.
Russian media publish a reportedly recent photo of Prigozhin in a field tent in (allegedly) Belarus. pic.twitter.com/MNXSBhffui
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) July 14, 2023
“Media ruse publikon një fotografi të pretenduar të fundit të Prigozhin në një tendë nw Bjellorusi”, shkruan Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.
/abcnews.al