I jep lamtumirën “zikaltërve” pas 11 vitesh, Handanovic: Faleminderit për gjithçka

schedule13:36 - 14 Korrik, 2023

schedule 13:36 - 14 Korrik, 2023

Pas 11 vitesh të kaluar tek Inter, ditën e sotme ish-kapiteni dhe portieri i “zikaltërve”, Samir Handanovic i dha “lamtumirën” tifozëve të skuadrës italiane, teksa është larguar nga klubi i tij i zemrës, pas përfundimit të kontratës.

Me anë të një mesazhi drejtuar tifozëve, të postuar në profilet e tij zyrtare, në rrejtet sociale, “gardiani” slloven i portës, falenderon të gjithë nga punëtori më i thjeshtë i “zikaltërve” e deri te presidentit, si dhe nuk harron pa bërë një falenderim të veçantë, për tifogrupin e Inter, “Curva Nord”.

“Pas 11 vitesh nuk e di nëse mund të përshkruaj gjithçka… Do të përpiqem, sepse jam i hidhëruar dhe i trishtuar, por në të njëjtën kohë i lumtur që kam bërë realitet një ëndërr kaq të gjatë.

Do të më mungojë Interi, stadiumi San Siro, tifozët dhe ato emocione kur stadiumi ushëton. Ata të mësojnë dhe të shpjegojnë se çfarë është pasioni dhe guximi dhe pse çdo ditë duhet të sakrifikosh veten për të ndjerë disa emocione.

Kaq shumë beteja, sfida të fituara dhe sfida të humbura, zhgënjime dhe gëzime. Të jesh vetvetja ka më shumë rëndësi për mua se çdo gjë tjetër në botën tonë, jam përpjekur të jem burrë përpara se të bëhesha futbollist.

Ju falënderoj të gjithëve. Shoqëruesit e shumë viteve te zikaltërit, trajnerët, stafin, mjekët, fizioterapistët, punonjësit e magazinës, të gjithë bashkëpunëtorët, presidentët dhe drejtuesit e këtyre viteve që kanë qenë kaq të ndryshëm.

Dua t’i kushtoj një falënderim të veçantë Curva Nord. Krahas dashurisë për këto ngjyra, ne kemi të përbashkët mënyrën e drejtpërdrejtë, praktike, të sinqertë dhe koherente të të parit të futbollit që nuk është ajo e fjalëve dhe muhabetit. Qëndrimi. Sepse unë kam pasur gjithmonë një vetëdije të qartë për ndryshimin dhe respektin e ndryshëm që meritojnë ata që paguajnë për të gjykuar dhe komentuar, edhe nëse bëjnë gabime, dhe ata që paguhen për ta bërë këtë, në mënyra të ndryshme të mundshme.

Sa krenar që kam veshur këtë fanellë dhe këtë shirit. E kam jetuar këtë privilegj duke dhënë gjithmonë më të mirën time.

Do të përpiqem të luaj edhe disa vite të tjera, kjo është lamtumirë, por unë do të jem gjithmonë njëri nga NE.

Faleminderit”,- thuhej në mesazhin e shpërndarë nga Handanovic. /i.m /abcnews.al