Sondazhi: Shumica e qytetarëve të pakënaqur me Scholz  

schedule12:14 - 14 Korrik, 2023

schedule 12:14 - 14 Korrik, 2023

Pakënaqësia për punën e kancelarit është konstatuar nga shumica e gjermanëve dhe vetëm një shumicë e vogël mendon se koalicioni qeverisës ka bërë një punë të mirë.

Në një sondazh, 64% e të anketuarve shprehen se janë më pak ose aspak të kënaqur me punën e Olaf Scholz ndërsa vetëm 34% janë pozitivë.

Shumica duket se është kritike ndaj punës së qeverisë në tërësi. Vetëm 19% besojnë se SPD, të Gjelbrit dhe FDP do të punojnë së bashku në mënyrë harmonike pas pushimeve të verës.

Nga ana tjetër, 78% mendojnë se aftësia e qeverisë për të vepruar do të vazhdojë të ndikohet nga mosmarrëveshjet mes partnerëve. Megjithatë, vetëm një në katër beson se koalicioni qeverisës do të shpërbëhet para përfundimit të mandatit katërvjeçar, krahasuar me 38% që mendonin kështu në fillim të qershorit.

70% tani besojnë në stabilitetin e qeverisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!