Me portën e mbrojtjen tashmë të siguruar, bordi i “kuqezinve” të Milan e ka fokusuar gjithë merkaton e saj verore te përforcimi i mesfushës dhe repartit të sulmit, sidomos këtë të dytin, teksa nevojitet më shumë “freski”.
Kështu, pas Alvaro Morata, Mehdi Taremi e Samuel Chukwueze tashmë bordi i “gjigandëve” nga Milano ka shtuar një tjetër opsion në listë, i cili po ashtu vjen nga skuadra e Villarreal, ashtu si nigeriani i lartpërmendur.
Bëhet fjalë për “fantazistin” holandez të sulmit, Arnaut Danjuma, me këtë të fundit, i cili mund të luajë një sërë rolesh në repartin ofensiv dhe kërkohet në “San Siro” në formë huazimi, teksa për të intersohen dhe kampionët holandezë të Feyenoord. /i.m /abcnews.al