Eksperti për çështjet kontabël, Armand Mala në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me problematikat që mund të ketë ndeshur buiiznesi gjatë dorëzimit të bilancit vjetor në e-Albania.
Ai është shprehur se tashmë u bë vite që po ndiqej si procedurë, dhe se risia e re që ka sjellë pak problem është fakti që edhe nënshkrimi I formularëve tashmë bëhet online dhe jo më dorazi.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që dhe këto problematika tyë diskutohen me ekspertë për të bërë shmangien e tyre dhe të mos bëjmë përgjegjës QKB-në.
“Aktualisht është i disati vit që dorëzimi I pasqyrës financiare të bizneseve bëhet me E-Albania dhe duket se tashmë është mësuar si procedurë, por risia e vetme ishte nënshkrimi elektronik dorëzimi i pasqyrave kryhej duke u nënshkruar elektronisht formulari sjell edhe problematikat që janë ngërçe teknike që duhen disa tentative për ndryshimin, por nëse subjektet do i dorëzonin dorëza do të kishim sërish radhë të gjata.
Ka disa problematike por duke u konsoliduar me ekspertë mund të sheshohen dhe vetë institucioni është në dijeni por që duan kohën e tyre që të zgjidhen. Nuk po ndalem te problematikat që vijnë nga biznesit pasi është vetë problem dhe përgjegjësi e tyre, por për problematikat e sistemit është e padrejtë që ti vihet gishti QKB, pasi sipas meje shumë problematike janë për shkak të AKSHI-t dhe jo të qendrës Kombëtare të Biznesit”, ka thënë ai.
Ndër të tjera në një intervistë të dhënë për gazetaren Genta Dobra, eksperti ka komentuar edhe procesin e fiskalizimit ku thekson se fatmirësisht tashmë çdo gjë duket se është kthyer në normalitet dhe mund të thuhet se tashmë çdo biznes është fiskalizuar.
“Në përgjithësi është mirë, ka problematike por janë të tolerueshme nga administrate tatimore janë sheshuar gradualisht dhe duke qenë në kontakt me institutet përkatëse për të adresuar të gjithë problematikat dhe shumë prej tyre janë marrë në konsideratë dhe ato që kanë ngelur pa zgjidhur në vija të përgjithshme janë në drejtimin e duhur. Reforma është nisur në një formë ku u kërkua që të bëhej gjithçka në një kohë të shkurtër ndaj dhe lindi nevoja e tolerancës. Ara suksesit të kësaj reforme duhet të shikohet rezultati nga tatimet dhe nga drejtoria e doganave pasi jemi në vitin e parë që po funksionon fiskalizimi. Mund të themi tashmë se bizneset janë të fiskalizuara përjashtim të një problemi të kalueshëm. Problematika kryesore është ndryshimi i çmimeve dhe një tjetër problematikë që po rëndon tej mase eksportet janë kurset e këmbimit, ku leku ka fituar shumë pikë ndaj euros dhe dollarit. Jemi në nivelet 10% zhvlerësim duke dhënë ndikim tek eksportuesit”, ka thënë ndër të tjera eksperti.