Partia Demokratike ka paditur këtë të mërkurë në Prokurori, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe punonjësit e Gardës për shpërdorim detyre. Kallëzimi vjen pas votimit të ditës së hënë në Kuvend ku u zgjodh Kryeprokurorja Arta Marku.
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Edmond Spaho kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.
Padia mbanë datën 19 dhjetor e një kopje e të cilit e disponon edhe Abc Neës, ku Ruçi sipas PD-s ka, “Shpërdoruar detyrën” ka “Kryer veprime arbitrare”dhe ka “penguar ushtrimin e detyrës” në momentin kur do të merrte fjalën në foltoren e Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjithashtu, kallzim penal është bërë edhe për punonjësit e Gardës së Republikës si edhe pjesëtar e sigurisë në Kuvend.
Padia vjen dy ditë pas seancës parlamentare të së hënës, ku pati përplasje mes deputeteve të PD dhe Gardes. Më herët ishte PS që i kërkoi Kuvendit përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për hedhjen e tymueseve në sallën e Kuvendit në momentin e zgjedhjes së kryeprokurors së përkohshme Arta Marku.
Për incidentin, policia dhe prokruoria arrestuan 6 persona si edhe filloi procedimin në gjendje të lire për 10 deputetët të opozitës. /abcnews.al