Një ngjarje e ka ndodhur në Kroaci, ku Iva Milka Kramariq, pronare e një kafeneje në Severin, në veri të Kroacisë, tha se fundjavën e kaluar është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës Zharko Zhgela.
Bëhet fjalë për një komunë të vogël në qarkun Bjelovar-Bilogora me pothuajse 700 banorë.
“Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi.
Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë”, tha Kramariq.
Ngjarja ka ndodhur pasi ajo ka refuzuar t’i japë për të pirë sepse ishte shumë i dehur.
“Pasi e largova, shefi më bërtiti dhe më shau. ‘
A e dini kush jam, ky është fshati im’. Më ka goditur disa herë, herë me grusht, herë me shuplaka”, tha ajo.
Policia kroate ka njoftuar se është duke u zhvilluar një hetim penal. Zhgela e mohoi përfshirjen, por ndërkohë dha dorëheqje nga partia HDZ, e cila e dënoi ashpër këtë veprim të tij.
/abcnews.al