Paul Pogba mbetet në objektivin e sauditëve. Sipas raportimeve të gazetës italiane Tuttosport, si Al Ahli ashtu edhe Al Ittihad po përgatiten të bëjnë një ofertë të re për mesfushorin francez pasi refuzuan 100 milionët në 3 vjet që i ofruan ditët e fundit.
Juventusi nga ana e tij është në pritje të një propozimi të mundshëm nga arabët.
Mesfushori 30-vjeçar ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje për Juventusin këtë vit dhe vetëm 161 minuta në total pasi është rrënuar nga dëmtimet. /G.D abcnews.al/