Shqipëria “vjedh” sërish vëmendjen/ Media amerikane CNN artikull për rivierën shqiptare

schedule14:12 - 12 Korrik, 2023

schedule 14:12 - 12 Korrik, 2023

Shqipëria ka marrë sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Pas artikujve në “The Telegraph dhe Travel and Leissure”, këtë herë CNN ka listuar vendin tonë si një nga vendet më të bukura në Evropë për t’u vizituar gjatë sezonit veror.

Edhe pse një vend më pak i vizituar nga të huajt krahasuar me Greqinë apo Italinë, Shqipëria cilësohet si një destinacion sekret dhe ende i pazbuluar.

“Është një vend i mrekullueshëm dhe është tepër lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka ”, shkruan një prej turistëve.

Ndër plazhet më të bukura për t’u vizituar, artikulli liston nga “Riviera shqiptare”, Ksamilin, Himarën, Dhërmiun duke përmendur po ashtu ushqimet e lira dhe të freskëta të detit Jon, shoqëruar me pamjen piktoreske.

Shifrat flasin se Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për të huajt dhe një pjesë e rëndësishme e hartës turistike të Mesdheut.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit në vetëm 6 muajt e parë të vitit 3.4 milionë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, 33% më shumë se një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!