VIDEO/ Në “Air Albania” mbyllet në barazim, Partizani i “pafat” përballë BATE-s

schedule22:42 - 11 Korrik, 2023

schedule 22:42 - 11 Korrik, 2023

Meritonin shumë më shumë, por gjithçka u mbyll në barazim. “Demat e kuq” të Partizanit dhe bjellorusët e BATE Borisov nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 1 me 1, në sfidën e parë të fazës kualifikuese të UEFA Champions League.

Pjesa e parë pa dominim total të “të kuqve”, me Carën, Mba e Mehmetin, që rrezikuan portën kundërshtare, por “fati” nuk ishte me ta mbrëmjen e sotme dhe fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0.

Me nisjen e pjesës së dytë, miqtë bjellorusë kombinohen bukur në zonën e rreptësisë së Partizanit dhe pas një pasimi perfekt të Artem Kontsevoy, “bomberi” 26-vjeçar, Dmitri Antilevski çon topin në rrjetën e protierit Qirko, në minutën e 58’-të të sfidës.

Mirëpo, vetëm 8 minuta më vonë, një krosim fantastik nga kapiteni i “demave”, Valentino Murataj, anësori i “të kuqve”, Tedi Cara gjendet në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, për të barazuar shifrat, rezultat që nuk do të ndryshonte deri në fundin e ndeshjes.

Tashmë, e vetmja gjë çka mbetet për të mësuar emrin e skuadrës që do të kalojë në raundin tjetër është përballja e 18 korrikut, mes këtyre 2 ekipeve. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Dmitri Antilevski, 0-1:

Goli i Tedi Carës, 1-1: