Deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS), Milimir Vujadinoviç këtë të martë ka konfirmuar se emri i tij është në listën e llogarive të rreme serbe në Tëitter, që janë publikuar ditë më parë në rrjetet sociale.
Gjatë debateve të zhvilluara në Kuvend, Vujanoviç ka deklaruar se do të vijojë që ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk ka asgjë të fshehur këtu. Po jam aty, ne dhe ata 14,500 personat e tjerë do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka theksuar Vujdinoviç.
Ndërkaq ditë më parë analistja amerikane Ivana Stradner ka treguar se janë zbuluar rreth 15,000 mijë llogari të rreme serbe në Tëitter, të lidhura me partinë SNS që drejtohet nga Aleksandar Vuçiç.
Sipas Stradnerit, këto llogari të rreme kanë lidhje me Qeverinë e Serbinë dhe se promovojnë narrativa pro-ruse.
“Zbulohet lista me gati 15,000 llogari të rreme serbe në Tëitter. Pjesa më interesante është se lista përmban edhe emra të vërtetë dhe informacione për çdo llogari të rreme. Dua të theksoj se këto llogari janë të lidhura me partinë SNS të Vuçiqit… Ato janë të ngathëta e lehtësisht të zbulueshme dhe shërbejnë për qëllime të brendshme”, ka shkruar Stradner.
Stradner kërkon që të mos nënvlerësohet bashkëpunimi serb dhe rus në luftë informative./abcnews.al