Agustin Kola “skanon” Europën, ka besim tek ekipet shqiptare

schedule12:56 - 11 Korrik, 2023

schedule 12:56 - 11 Korrik, 2023

Nuk jemi në maksimum, por shpresa egziston. Ky është opinioni i legjendës të futbollit shqiptar dhe të Tiranës, Agustin Kolës, ndërsa katër skuadrat tona shqiptare bëhen gati për sfidat e Europës.

Partizani luan sonte në Champions League, të enjten është radha e Tiranës, Egnatias dhe Vllaznisë, ndërsa Kola bën këtë analizë në një intervistë për ABC-në.

“Janë pak më mirë se ne, por nuk duhet t’i shohim në letër. Duhet seriozitet dhe mund t’ia dalim. Kundërshtarët janë vetëm 5% më mirë se ne.”

Ish-sulmuesit të shquar i vjen keq që ka ikur koha e Skënderbeut të madh të dikurshëm.

“Skënderbeu bëri një akademi Barcelone, por ne kemi inat gjënë e mirë dhe gjënë e bukur. Ashtu si edhe Kukësi.”

Kola bën një krahasim me kohën kur luante vetë në Europë, para viteve 90-të.

“Ne iknim për të marr ndonjë çamçakëz, mblidheshim në fushë pa gjumë gjithë natën, jo se nuk na i plotësonte kushtet shteti, flinim te hotelet më të mira.

Të them të drejtën, kur kam ndërruar bluzën me Rumenigen, edhe sot mbaj atë deodorant. I kam kërkuar edhe një palë këpucë”, ka përfunduar legjenda e Tiranës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!